UBT News

Baldwin i rikthehet aktrimit pas ngjarjes në xhirimet e filmit “Rust”

Aktori Alec Baldwin është gati për rikthimin e tij!

63-vjeçari do të rikthehet në filmat italianë për Krishtlindje, sipas një raporti i publikuar nga Deadline të mërkurën.

Baldwin do të bashkohet me vëllain e tij të ri, William, për të xhiruar dy filma hibridë të animuar në Itali, të cilët titullohen “Kid Santa” dhe “Billie’s Magical World”.

Këta filma shënojnë edhe rikthimin e madh të aktorit qysh prej rastit tragjik në xhirimet e filmit “Rust”, ku ai aksidentalisht qëlloi për vdekje kinematografen Halyna Hutchins, në tetor të vitit të kaluar./UBTNews/

Exit mobile version