Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka deklaruar se që nga viti 2017 kur Vetëvendosje mori pushtetin në Prizren e deri më 2019, migrimi në këtë komunë është rritur mbi 400%, në raport me sa ishte në vitin 2016.
Ajo në një shkrim në Facebook u shpreh se VV-ja para se të flasë për komunat tjera, duhet t’ua marrë komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve.
“Nëse për largimin e qytetarëve nga komuant tjera përgjegjëse janë partitë tjera që janë në pushtet, atëherë poaq përgjegjëse për migrimin e qytetarëve nga Prizreni është Vetëvendosja! Prandaj para se VV të kritikoj të tjerët duhet dhënë llogari për qeverisjen e keqe dhe të dëmshme që ka pasur në Prizren!Para se të flas për komunat tjera VV duhet t’ua merr komunarëve të saj Prizrenin dhe t’ua kthejë qytetarëve, e që për këtë do t’i ndihmojmë përsëri ne”, shkroi ajo në Facebook./UBTNews