Shqipëria kishte vite që e kërkonte dhe në ndeshjen debutuese Nedim Bajrami tregoi se është një mesfushor klasi, që e çon në një tjetër nivel lojën e kuqezinjve.
Në prononcimin pas fitores me Hungarinë, lojtari i Empolit u shpreh i lumtur me pritjen në kampin kuqezi.
“Debutim i mirë, luajtëm të gjithë mirë dhe jam shumë i lumtur. Më kanë pritur shumë mirë në skuadrën, kështu duhet të vazhdojmë.
Kam folur me Edy Rejën dhe ndihem shumë mirë në pozicionin që luajë.
E kemi ditur se duhej ta fitonim, ka qenë e vështirë, por tifozët na kanë pritur shumë mirë dhe e fituam. Duhet të jemi gati për ndeshjen tjetër. Nëse luaj, shpresoj të shënon në ndeshjen tjetër”.