Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për 100 ditëshin në dikasterin që ajo drejton. Ministrja Bajrami u shpreh se u shpenzuan 143 milionë euro për tu përballur me pandeminë.
“Sa i përket shpenzimeve të pandemisë, nëse iu referohemi të gjitha shpenzimeve që janë bërë në kuadër të përballjes me pasojat e pandemisë, gjithsej janë shpenzuar 143 milionë euro. Prej të cilave 110 janë realizuar në kategorinë e subvencioneve. 22.3 milionë euro në kategorinë e pagave dhe shtesave dhe 10.4 euro në kategorinë mallra dhe shërbime”, tha ajo./UBTNews