Ekipi shqiptar Bad News Eagles po vazhdon me paraqitje fantastike në garat ku po merr pjesë dhe këtë po e bënë edhe në kampionatin Majori në CS:GO.
Ata triumfuan ndaj ekipit turk Eternal Fire me rezultat 16-14, në ndeshjen e tyre të parë të turneut kualifikues i cili po mbahet në Malta.
Për t’u kualifikuar në Majorin e madh i cili do të mbahet në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit, Bad News Egle do t’i zhvillojnë edhe dy ndeshje.