UBT News

Bad Bunny kryeson Billboard Latin Music Awards me 10 trofe

Bad Bunny është ‘kampioni’ i Billboard Latin Music Awards, duke marrë nderimet e artistit të vitit dhe 10 trofe, përcjell UBT News.

Njëri ndër çmimet e marra të rëndësishme të enjten nga Bad Bunny ishte albumi i vitit për “YHLQMDLG”.

“Faleminderit gjithmonë të gjithë auditorit për të gjithë mbështetjen, për mbështetjen e muzikës që bëjmë, falë të gjithë atyre që punuan në këtë himn”, tha Bad Bunny pasi mori çmimin Hot Latin Song.

Çmimet u ndanë në një ceremoni në Qendrën Watsco në Coral Gables, Florida, ku morën pjesë superyjet latinë Marc Anthony, Camila Cabello dhe disa të tjerë./UBTNews

Exit mobile version