UBT News

Babai i Messit thotë se Leo dëshiron të rikthehet te Barcelona

Lionel Messi është i destinuar të rikthehet te Barcelona pas dy viteve qëndrim në Paris Saint-Germain.

Sulmuesi argjentinas është larguar nga PSG-ja pasi i ka përfunduar kontrata dhe ka disa oferta para vetes.

Rikthimi i tij te Barcelona është mëse i mundur, pasi babai i tij Jorge Messi ka qëndruar në qytetin katalunas ku është takuar me Joan Laportan.

Ai ka folur shkurtimisht duke konfirmuar se Leo Messi dëshiron rikthimin në Camp Noue dhe ka besim se një gjë e tillë do të ndodhë.

“Leo dëshiron të rikthehet te Barcelona, edhe unë do doja ta shihja përsëri te Barça. Kemi besim se do të ndodhë rikthimi, por kurrë nuk i dihet së ardhmes”, u shpreh babai i yllit argjentinas.

Exit mobile version