UBT News

Babai i Meghan Markle thotë se ‘nuk i ka bërë asgjë të keqe’ asaj në intervistën e re

Babai i Meghan Markle ka dhënë një intervistë tjetër për të në të cilën ai thotë se nuk mendon se ai ka bërë ndonjë gjë ‘tmerrësisht të gabuar’ ndaj vajzës së tij.

Babai i Meghan Markle, këtë herë ka pretenduar se ai nuk ka bërë asgjë “tmerrësisht të gabuar” me vajzën e tij.

Thomas Markle tha se ndërsa ai ka bërë gabime dhe ka kërkuar falje për to, ai nuk ka bërë asgjë kaq të keqe që e ka garantuar atë që ta ndërpresë [raportin me Meghan] plotësisht.

Thomas Markle

Dukesha e Sussex dhe babai i saj nuk e kanë parë njëri-tjetrin që para dasmës së saj 2018 me Princin Harry, ku ai nuk mori pjesë për arsye shëndetësore.

Ai ka dhënë disa intervista në lidhje me raportet e tyre të ‘dobëta’ dhe ka pranuar se ka organizuar foto paparacësh të tij përpara dasmës së tyre.

Thomas ka dhënë një intervistë në programin Sixty Minutes të Australisë rreth Meghan, e cila transmetohet të dielën.

Një promo e re e tregon atë duke folur për trishtimin e tij që ata nuk flasin.

“Nëse do të kisha bërë diçka tepër të gabuar, kjo do të ishte në rregull, por nuk e kam bërë,” i thotë ai gazetarit Tom Steinfort.

“Do të më pëlqente të flisja me të,” thotë ai. “Unë kam bërë gabime. Unë kërkova falje njëqind herë për to”. Ai përsëri thotë: “Jam i hutuar. Nëse do të kisha bërë diçka shumë keq, do të ishte mirë, por nuk e kam bërë. Unë vetëm dua një përgjigje”.

“Unë nuk kam folur me të [Meghan] që dy ditë para se të martoheshin,” thotë ai në promon e intervistës.

Thomas, i cili rriti Meghan së bashku me nënën e saj Doria Ragland, ndau trishtimin e tij që ai kurrë nuk do të takonte kurrë mbesën e tij të re Lilibet, e cila lindi javën e kaluar.

Ai gjithashtu nuk ka takuar kurrë Harry-n dhe djalin dy-vjeçar të Meghan Archie, dhe ka dëgjuar për lindjen e Lilibet në radio, pasi ai nuk mori “asnjë telefonatë”.

Princ Harry dhe Meghan Markle, me djalin e tyre Archie

“Do të jem shumë i zhgënjyer nëse nuk arrij ta mbaj mbesën time”, thotë Thomas në promo.

“Sigurisht që më dhemb”, shton ai. “Unë dhe vajza ime kemi pasur raporte të shkëlqyeshme”.

Meghan foli për marrëdhënien e saj me babanë e saj në intervistën shpërthyese që ajo dhe Harry i dhanë Oprah Winfrey në fillim të këtij viti.

Princ Harry dhe Meghan Markle gjatë intervistës me Oprah Winfrey

Ajo tha se “me të vërtetë nuk mund ta imagjinojë t’i bëjë asgjë për t’i shkaktuar qëllimisht dhimbje” djalit të saj Archie.

Ajo i quajti intervistat e vazhdueshme të babait të saj një “tradhti” dhe se mamaja e saj nuk kishte folur [në media] siç kishte kërkuar Meghan.

(Përktheu dhe përshtati UBT News)

Exit mobile version