Babai i kinematografes së ndjerë, Halyna Hutchins ka reaguar për herë të parë pasi vajza e tij u qëllua për vdekje në xhirimet e filmit “Rust”, javën e kaluar.
Të dielën, Anatoly Androsovych foli për dhimbjen e tij dhe tha se nuk e fajëson aktorin Alec Baldwin për rastin tragjik, ku aksidentalisht qëlloi për vdekje kinematografen Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza.
“Ne ende s’po mund ta besojmë se Halyna ka vdekur dhe nëna e saj po çmendet nga dhimbja. Por ai nuk është përgjegjës, është përgjegjësi e njerëzve mbështetës që merren me armët”, deklaroi ai.
Ai shtoi se djali i saj 9-vjeçar “është mërzitur tej mase nga vdekja e nënës së tij”.
“Është i humbur pa nënën e tij”, deklaroi Androsovych.
Babai i kinematografes së ndjerë tha se bashkëshorti i saj, Matthew, “do të vendosë nëse do të ndërmerren veprime ligjore”.
Autoritetet në New Mexico aktualisht po e hetojnë vdekjen e kinematografes Hutchins, e cila vdiq para se të transportohej në spital./UBTNews