Babai i Britney Spears, Jamie Spears, mohon të ketë përgjuar dhomën e gjumit të yllit të popit ndërsa shërbente si kujdestari i saj.
Jamie, 69 vjeç, paraqiti një deklaratë të betuar në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, nëntë muaj pasi një dokumentar bombë i New York Times e akuzoi atë për regjistrimin e Britney në shtëpinë e saj në Thousand Oaks, Kaliforni.
“Jam i informuar për pretendimin … se një pajisje dëgjimi ishte vendosur [në] dhomën e saj të gjumit si mbikëqyrje gjatë kujdestarisë. Ky pretendim është i rremë”, tha Jamie.
“Kurrë nuk kam kryer apo autorizuar ndonjë mbikëqyrje të dhomës së gjumit të Britney-t në asnjë moment, përfshirë edhe gjatë kohës së kujdestarisë”, shtoi ai. “Unë nuk jam në dijeni të ndonjë vëzhgimi të tillë”.
Megjithatë, ai nuk e mohoi veçanërisht në deklaratën e tij raportimin e Times se ai dyshohet se kishte spiunuar telefonin e Britney-t./UBTNews/