Mbrojtësi spanjoll, César Azpilicueta, nuk dëshiron që të largohet nga Chelsea, pavarësisht interesimit serioz nga Barcelona, raporton “The Athletic”.
Kapiteni 32 vjeçar i Chelsea-t do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezoni, por dëshiron që të rinovojë kontratën dhe ta vazhdojë të ardhmen e tij në “Stamford Bridge”.
Në anën tjetër, gjigandi katalunas Barcelona është e interesuar që të nënshkruajë me të kur të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, dhe janë duke e monitoruar situatën e tij te Chelsea.
Që prej transferimit nga skuadra e Marseille te Chelsea, Azpilicueta ka arritur të bëjë 448 paraqitje për kampionin evropian, duke regjistruar 14 gola dhe 56 asistime mbi emrin e tij.