Yasin Ayari ishte protagonist absolut në fitoren bindëse 5-1 të Suedisë ndaj Tunizisë në Kupën e Botës FIFA 2026, duke realizuar dy gola dhe duke udhëhequr skuadrën drejt një paraqitjeje dominuese në Grupin F.
Mesfushori i Brighton hapi ndeshjen me një gol të bukur, ndërsa vulosi rezultatin në minutën e 96-të me një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të portës dhe duke e lënë portierin pa reagim.
Pas golit të dytë, Ayari tregoi respekt ndaj kundërshtarit duke mos festuar në mënyrë të ekzagjeruar, ndërsa më herët në ndeshje ishte treguar më i përmbajtur edhe në festimet e tij. Mesfushori suedez, i cili ka prejardhje tuniziane, u tregua i kujdesshëm në respekt të rrënjëve të tij familjare.
Pavarësisht kësaj, paraqitja e tij ishte vendimtare për Suedinë, e cila dominoi plotësisht takimin dhe konfirmoi formën e mirë në Grupin F, duke dhënë një sinjal të fortë për kundërshtarët në vazhdim të turneut.
D.L
Foto: Fifa World Cup
