Këngëtarja kanadeze, Avril Lavigne u fejua me muzikantin Mod Sun. Lajmin e konfirmoi ajo në një intervistë për People në të cilën ndau edhe detaje nga propozimi që i bëri i dashuri. Propozimi ndodhi në një varkë në lumin Seine me pamje nga Kulla e Eiffelit në Paris. Këngëtarja tha se propozimi ishte një befasi tejet e veçantë.

Lavigne dhe Sun u takuan gjatë punës për albumin e saj të fundit, “Love Sux”, i cili ruan estetikën punk-pop të punës së mëparshme të Lavigne./UBTNews/