Ylli i WNBA, Brittney Griner, e cila humbi një apel kundër dënimit të saj 9-vjeçar në Rusi të martën, shpreson për një shkëmbim të burgosurish, sipas avokatës së saj.
“Brittney e kishte këtë shpresë që në fillim kur u ndalua”, tha avokatja Maria Blagovolina për Wolf Blitzer të CNN të martën në mbrëmje.
Griner nuk priste shumë nga seanca e apelit, por “ajo kishte ende disa shpresa” tha ajo. “Ajo ishte shumë e mërzitur kur përfundoi seanca gjyqësore” shtoi avokatja.
Gjykatësi e la në fuqi dënimin e saj për akuzat për kontrabandë droge dhe ia uli vetëm pak dënimin me burg./UBTNews/