UBT News

Avokati i Popullit njofton Rubion dhe partnerët ndërkombëtarë për “shkeljet” në Speciale

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, u ka dërguar një letër zyrtare Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe shteteve financuese të Dhomave të Specializuara në Hagë, duke ngritur shqetësime serioze për shkeljen e të drejtave të njeriut.

Bazuar në një raport të pavarur të “Bar Human Rights Committee”, Qelaj evidenton probleme kritike sa i përket garantimit të një gjykimi të drejtë, transparent dhe të paanshëm për të akuzuarit në Hagë.

Letra, e cila u është dërguar edhe krerëve të Bashkimit Evropian si Ursula von der Leyen dhe Kaja Kallas, thekson se praktikat aktuale të Gjykatës Speciale po bien ndesh me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Kosovës.

Avokati i Popullit nënvizon se, ndonëse liderët e Kosovës u dorëzuan vullnetarisht për t’u përballur me drejtësinë, integriteti i procesit po dëmtohet nga mungesa e standardeve ndërkombëtare, duke kërkuar ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar për të siguruar llogaridhënie dhe pavarësi gjyqësore.

Exit mobile version