Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vizituar shoqatën e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve – Handikos.
Ai tha se institucionet nuk po bëjnë sa duhet për qendrat si këto, ku fëmijët e të rriturit po marrin shërbime tash e sa kohë.
“Aty ku dështojnë institucionet, për fat të mirë ndërhyjnë organizatat. Viti 2022 do të jetë viti për personat me aftësi të kufizuara. Pa dyshim që unë do i bashkëngjitëm kësaj fushate, duke qenë më shumë prezent në terren. Gjatë këtyre takeve do të arrij të identifikoj problematikat dhe daljes me rekomandime për institucionet që të përmirësohet gjendja e personave me aftësi të kufizuara”, ka deklaruar Qelaj.
Drejtori i Handikos, Afrim Maliqi tha se qytetarët me aftësi të kufizuara duhet të kenë të drejtë në arsim, shërbime dhe jetë publike ai çdo banor i vendit.
“Nuk kemi qëndrueshmëri financiare. E në mungesë të tyre, jeta e fëmijëve dhe të rriturve vështirësohet edhe më tepër. Ne këto shërbime i ofrojmë nga vitet e ‘90-ta. Ne punojmë në dy drejtime: Ofrimin e shërbimeve edhe njëkohësisht avokimin për të drejtat e tyre”, ka thënë ai.
Gjatë këtij viti, i shpallur për personat me aftësi të kufizuara, pret mbështetje më të madhe të institucioneve.
Sipas tij, këta qytetarë në të gjitha vendet e rajonit kanë të drejta dhe jetë më të mirë se në Kosovë.