UBT News

“Avatar: The Way of Water” arkëton 2 miliardë dollarë

“Avatar: The Way of Water” i James Cameron ka bërë historinë e filmit duke kapërcyer shifrën e 2 miliardë dollarëve në arkat botërore. Ky është filmi i gjashtë me fitimet më të larta të të gjitha kohërave dhe filmi i tretë i regjisorit që mblodhi 2 miliardë dollarë.

Disney prodhoi filmin i cili kryesoi shitjet e biletave në kinematë amerikane për fundjavën e gjashtë radhazi, duke e bërë atë filmin e parë që qëndroi kaq gjatë në krye të arkëtimeve që nga filmi “Avatar” i vitit 2009.

The Way of Water mbërriti në kinema dhjetorin e kaluar, 13 vjet pas origjinalit dhe kushtoi afërsisht 460 milionë dollarë për të prodhuar dhe promovuar, duke e bërë atë një nga filmat më të shtrenjtë ndonjëherë./UBTNews/

Exit mobile version