UBT News

Ava Max sot publikon bashkëpunimin me Tiësto-n

Ava Max, këngëtarja shqiptare e cila ka depërtuar së fundi në tregun ndërkombëtar muzikor, është përgatitur që gjatë vjeshtës të publikojë projekte të reja, njofton UBT News.

Kënga e fundit që ka publikuar artistja shqiptare është titualluar “EveryTime I Cry”. Ndërsa sot Max do të publikojë njërën nga këngët e saja të reja e cila që është në bashkëpunim me DJ e njohur holandez, Tiësto.

Tiësto njihet për një larmi projektesh që kanë pasur suksese në botë, si “The Business”, “BOOM”, “Ritual”, dhe “Elements of Life”. Kënga që dyshja do të lansojnë bashkë quhet “The Motto”.

Ava gjithashtu ka publikuar një sekuencë të videoklipit në llogarinë e saj në Instagram, duke e paralajmëruar se kënga do të lansohet gjatë ditës së sotme./UBTNews/

Exit mobile version