UBT News

AUV njofton se analizat e reja janë në proces, qumështorja “Vita” sqaron publikimin e rezultateve të majit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe qumështorja “Vita” janë përfshirë në një sqarim publik lidhur me rezultatet e analizave laboratorike të qumështit, pas një reagimi zyrtar të autoritetit rregullator në rrjetet sociale.

AUV-ja ka njoftuar opinionin se mostrat e marra më 2 korrik në qumështoren “Vita” janë ende në proces përpunimi dhe se institucioni nuk ka dërguar asnjë email me rezultate finale. Sipas agjencisë, shkrimi i publikuar nga kompania nuk paraqet qëndrimin zyrtar të institucionit dhe rezultatet do të bëhen publike vetëm pasi të verifikohen plotësisht nga autoritetet kompetente.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e qumështores “Vita” kanë reaguar menjëherë duke u shprehur të shtënuar nga ky sqarim i AUV-it. Kompania ka sqaruar se nuk ka publikuar rezultatet e korrikut, por ato të datës 4 maj, të cilat konfirmojnë se produktet e tyre janë 100% qumësht, pa qumësht pluhur dhe pa vaj palme. “Vita” shtoi se janë ende në pritje të mostrave të reja të cilat pritet të dalin në dritë në mes të muajit, dhe se po vazhdojnë grumbullimin e qumështit në shenjë respekti ndaj fermerëve lokalë. /E.A/

Exit mobile version