UBT News

Autoritetet indiane bastisin zyrat e BBC-së pas transmetimit të dokumentarit rreth Modit

Të martën, autoritetet indiane bastisën zyrat e BBC-së në Nju Delhi dhe Mumbai, disa javë pasi vendi ndaloi transmetimin e një dokumentari nga BBC. Ky dokumentar kritikonte rolin e kryeministrit të atëhershëm, Narendra Modi, në trazirat vdekjeprurëse para mbi 20 vjetësh.

BBC News raportoi se punëtorëve nuk iu lejua të hynin apo dilnin nga zyret.

Bastisja erdhi pasi qeveria indiane tha se përdori “fuqi emergjente” për të bllokuar transmetimin e këtij dokumentari. Sipas qeverisë indiane, YouTube dhe Twitter iu përmbajtën urdhrit.

Ky vendim ngjalli reagime në demokracinë më të madhe në botë. Kritikët thanë se ky është sulm ndaj lirisë së shtypit, ndërsa mbështetësit e Modit e arsyetonin vendimin.

Një zëdhënës i BBC tha për CNN se organizata po “bashkëpunonte plotësisht” me autoritetet.

“Shpresojmë që kjo situatë të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Dokumentari dypjesësh “India: The Modi Question” pati kritika për ish-kryeministrin e atëhershëm të shtetit perëndimor të Gujaratit në vitin 2002 kur shpërthyen trazirat mes shumicës hindu të shtetit dhe myslimanëve të pakicës. Ai u transmetua në Britani të Madhe gjatë muajit janar./UBTNews/

Exit mobile version