UBT News

Autoportreti i artistes meksikane Frida Kahlo shitet për 34.9 milionë dollarë

Një pikturë nga artistja meksikane Frida Kahlo u shit për 34.9 milionë dollarë në një ankand në New York. Është çmimi më i lartë i paguar në ankand për një vepër arti të Amerikës Latine.

Rekordin deri më tani e mbante vepra e artistit meksikan, Diego Rivera, me të cilin Kahlo kishte një marrëdhënie të trazuar prej vitesh. Vepra e tij u shit për 9.7 milionë dollarë në vitin 2018.

Autoportreti “Diego y Yo” ishte një nga autoportretet e saj të fundit. Ajo u përshkrua nga shtëpia e ankandit si “një nga veprat më të rëndësishme të artistes Kahlo që doli në ankand”.

Blerësi është identifikuar si Eduardo F. Cosantini, i cili themeloi një muze në Argjentinë, sipas New York Times./UBTNews

Exit mobile version