Një autoportret i piktores Frida Kahlo pritet të shënojë rekord në ankand në qytetin e New Yorkut, gjatë këtij viti.
Autoportreti i titulluar “Diego y yo” (Diego dhe unë) ka arritur një vlerësim prej më shumë se 30 milionë dollarë, një vlerë shumë më e lartë krahasuar me një vepër tjetër të piktores Kahlo, e cila u shit 8 milionë dollarë në një ankand në vitin 2016.
Ironikisht, do të thyejë edhe një rekord paraprak të një artisti latino-amerikan, që ishte bashkëshorti i saj, Diego Rivera. Ajo vepër ishte shitur në ankand për 9.8 milionë dollarë në vitin 2019.
Kahlo pikturoi autoportrete busti gjatë gjithë karrierës së saj, një format i popullarizuar për herë të parë gjatë Rilindjes Evropiane, dhe ato janë ndër veprat e saj më të famshme.
E përfunduar në vitin 1949, pesë vjet para vdekjes së saj, “Diego y yo” është autoportreti i fundit i artistes i viteve 1940./UBTNews