UBT News

Austriaki sulmoi një punëtor në një pikë të karburantit në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë

Një shtetas austriak ka penguar dhe kërcënuar një punëtor në një pikë të karburantit në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë, për çka edhe u arrestua.

Nga policia kanë njoftuar se austriaki ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar me nënshtetësi austriake pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka penguar dhe kanosur punëtorin e pompës së derivateve në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. 

Exit mobile version