Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka njoftuar se Austria do të dërgojë edhe 1 milion vaksina kundër COVID-19 për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ai ka thënë se kjo po bëhet me qëllim të luftimit të përbashkët të pandemisë, njofton Klan Kosova.
Kurtz këtë e tha pas samitit me liderët e gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Vjenë.
“Ne kemi dërguar mbi 600 mijë doza për Ballkanin Perëndimor. Dhe si Republikë e Austrisë duam të japim një kontribut duke i vënë në dispozicion 1 milion doza të vaksinës. Do të dërgojmë 1 milion për të mbështetur në luftën kundër pandemisë”, deklaroi ai.
Kurz tha sot se BE-ja s’është e kompletuar derisa Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e tij.