UBT News

Australianët kritikojnë kryeministrin, vizitoi familjen gjatë “lockdown”

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, bëri një vizitë në New South Wales për të parë familjen e tij. Por kjo vizitë shkaktoi shumë reagime tek qytetarët australianë, transmeton UBT News.

Udhëtimi ngjalli reagime të ashpra nga ana e popullsisë së vendit te cilëve nuk i’u kishte dhënë e drejta për t’i vizituar te afërmit e tyre për shkak të masave te rrepta kundër Covid-19.

Shumë nga reagimet e shihnin vizitën e tij si “të turpshme”, pasiqë të njejtëve nuk iu lejohet një gjë e tillë, përcjell UBT News.

Megjithatë, Morrison ne një deklaratë per Sky News, e ka mohuar se ka thyer rregullat, duke thënë se ka vepruar brenda rregullave dhe se politikanëve nuk u kërkohet të karantinoheshin për 14 ditë.

Edhe në vitin 2019 Morrison u përball me reagime të ngjajshme pasi kishte shkuar në një udhëtim familjar në Havai, teksa Australia ishte e përfshirë nga flakët.

Kujtojmë se tani gjysma më e madhe e popullsisë së Australisë është nën bllokim pasi shpërthimit të variantit Delta./UBTNews

Exit mobile version