Flamujt e Rusisë dhe Bjellorusisë janë ndaluar nga turneu i tenisit, Australian Open, pas një incidenti në fushë.
Fillimisht spektatorëve u është mundësuar përdorimi i flamujve, me kushtin që nuk e pengojnë lojën. Mirëpo organizatorët e kanë ndryshuar këtë vendim të martën, pasi tifozët janë parë me një flamur rus në garën mes tenistes ukrainase, Kateryna Baindl dhe ruses Kamilla Rakhimova. Ndalesa hyri në fuqi menjëherë.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me lojtarët dhe tifozët tanë për të siguruar ambientin më të mirë të mundshëm për të shijuar tenisin”, thuhet në një deklaratë të organizatorëve.
Tifozët ukrainas thonë se e thirrën policinë dhe sigurinë në ndeshjen e raundit të parë të hënën, duke pretenduar se mbështetësit rusë po talleshin me tenisten Baindl./UBTNews/