Qeveria australiane tha të hënën se po planifikon ligje më të ashpra të sigurisë kibernetike për kompanitë e telekomunikacionit dhe fajësoi Optus, operatorin e dytë më të madh pa tela në vend, për shkelje të paprecedentë të të dhënave personale të 9.8 milionë klientëve.
Optus tha të enjten e kaluar se e mori vesh për sulmin kibernetik një ditë më parë. Në këtë sulm u morën detajet e 9.6 milionë prej 26 milionë banorëve sa i ka Australia.
Ministrja e sigurisë kibernetike, Clare O’Neil i tha Australian Broadcasting Corp se sulmi kibernetik ishte një “vjedhje e paprecedentë e të dhënave të konsumatorëve në historinë australiane”.
Si pasojë e sulmit kibernetik, hakerët arritën te një numër i konsiderueshëm i të dhënave personale, sikurse patentë shoferët dhe numrat e pasaportave.
Ligji australian aktualisht nuk lejon që Optus të gjobitet për shkeljen./UBTNews/