Kryeministri australian, Scott Morrison, i ka mohuar akuzat se shteti i tij ka gënjyer rreth planeve për ta anuluar kontratën e blerjes së nëndetëses franceze.
Morrison ka thënë që ai i ka ngritur shqetësimet mbi këtë marrëveshje tash e disa muaj,
“Mendoj që ata do të duhej ta kishin pasur çdo arsye për ta ditur se kishim shqetësime të thella dhe të forta se a ka kapacitet nëndetësja Attack Class që t’i përmbushë interesat tonë strategjikë, dhe e kemi bëre të qartë që do ta merrnin një vendim bazuar në interesin tonë strategjik kombëtar”, u ka thënë Morrison reporterëve.
Komentet e Morrisonit erdhën pasi ministri i Punëve të Jashmte i Francës, Jean-Yves Le Drian përdori gjuhë aspak diplomatike drejt Australisë, Britanisë së Madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat njashtu janë pjesë e paktit të ri të sigurisë që u prezantua të mërkurën.