Dukej se prindërit e saj dhe e gjithë Australia po përgatitej për lajme të këqija, por mrekullitë ndodhin dhe një fëmijë 4-vjeçar që ishte zhdukur prej javësh tashmë gjendet e sigurt në shtëpinë e saj.
Behet fjalë për vogëlushen Cleo Smith, që u zhduk më shumë se dy javë në një lokalitet të Australisë perëndimore, Macleod, ku ajo bashkë me prindërit ndodheshin në kamping.
Ende shumë pak detaje dihen nga ngjarja që mbajti me frymë pezull opinionin publik australian dhe jo vetë m, por autoritetet policore kanë treguar se vajza u gjet në një apartament në qytezën e Carnavon, rreth 50 kilometra nga vendi ku u zhduk.
Sipas burimeve, një person është marrë në pyetje nga policia, por ende nuk dihet përfshirja e tij në zhdukjen e saj. Autoritetet kishin ofruar 1 milion dollarë për informacione mbi Cleon, dhe historia e saj kishte pushtuar edhe mediat ndërkombëtare.
“Çfarë dite e mrekullueshme, lutjet tona u dëgjuan, Cleo është sërish në shtëpi”, ishin fjalët e kryeministrit australian Scott Morrison.
Ngjarja e rëndë u regjistrua më 16 tetor, kur nëna e Cleo u zgjua në mëngjesë dhe vuri re se vajza e saj e madhe ishte zhdukur nga çadra e kampingut së bashku me çantën e saj.