Australia ia ka kthyer Pekinit tri artefakte historike që u kontrabanduan nga Kina.
Një dinozaur fosil, i cili është mbi 100 milionë vjet i vjetër dhe dy figura të dinastisë Tang iu dorëzuan zyrtarëve kinezë në Canberra.
Policia e kufirit australian i ka konfiskuar ato dhe ua ka kthyer autoriteteve për hetim.
Dorëzimi vjen pak para vizitës së kryeministrit australian, Anthony Albanese, në Pekin muajin e ardhshëm./UBTNews/