UBT News

Australia dhuron 11 milionë euro ndihma për Gaza

Qeveria australiane ka njoftuar se do të dhurojë 20 milionë dollarë australianë shtesë (rreth 11,2 milionë euro) për organizatat humanitare që punojnë për të shpërndarë ushqim dhe furnizime mjekësore në Gaza.

Që nga fillimi i luftës, më 7 tetor 2023, Kanberra ka dhuruar 130 milionë dollarë australianë në ndihmë humanitare për civilët në Gaza dhe Liban, sipas një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen e internetit të Ministrisë australiane të Punëve të Jashtme, shkruan ANSA.

“Australia i është bashkuar vazhdimisht thirrjes ndërkombëtare që Izraeli të lejojë rifillimin e plotë dhe të menjëhershëm të ndihmës për Gazën, në përputhje me urdhrat detyrues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, komentoi ministrja e Jashtme Penny Wong.

“Vuajtjet dhe uria e civilëve në Gaza duhet të marrin fund”, shtoi ajo.

Exit mobile version