UBT News

Aurela Gaçe ‘ndezi’ sheshin “Skënderbej”

Këngëtarja e njohur e muzikës shqiptare Aurela Gaçe e ndezi mbrëmjen e djeshme atmosferën në sheshin “Skënderbej”.

Në skenën e “Tirana Fan Zone, Aurela Gaçe solli për artdashësit kryeqytetas këngë të njohura nga repertori i saj duke dhuruar spektakël dhe emocione të shumta për qytetarët e mbledhur në shesh.

Përveç ndeshjeve të kampionatit “Europa 2020” në ditët kur nuk ka pasur sfida bashkia e Tiranës ka pasur program artistik. Kanë qenë disa këngëtarë dhe grupe muzikore që kanë performuar në skenën që është ndërtuar në sheshin Skënderbej.

Mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej” do të jetë grupi “Elita 5”.

Gjatë gjithë verës bashkia e Tiranës ka përgatitur një sërë surprizash të bukura për qytetarët, ku nuk do të mungojnë dhe yjet më të mirë të muzikës shqiptare.

Exit mobile version