Pierre-Emerick Aubameyang ka vendosur të largohet nga Olympique Marseille pas një sezoni të shkëlqyer në klubin francez. Sulmuesi gabonez, i cili shënoi 27 gola dhe dha 11 asistime në 47 ndeshje për “Të Kaltërit”, do të nisë një aventurë të re në Arabinë Saudite me klubin Al Qadsiah.
Aubameyang e bëri këtë zbulim të rëndësishëm përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, duke shprehur falënderime për Marseille dhe për të gjithë ata që e mbështetën gjatë kohës së tij në Vélodrome. Ai falënderoi klubin, stafin, shokët e skuadrës dhe tifozët për mbështetjen dhe për kujtimet e krijuara në këtë periudhë.
Aventura e re e Aubameyang në Al Qadsiah do të paraqesë një kapitull të ri në karrierën e tij, duke i dhënë fund një kapitulli emocionues në Marseille./UBTNews/