Siç bëhet e ditur nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Pierre-Emerick Aubameyang po bëhet me skuadër të re.
Aubameyang do t’i bashkohet skuadrës së Olympique Marseille si lojtar i lirë nga Chelsea.
Ai do të nënshkruajë kontratë tre vjeçare me Marseille, e cila do ta mbajë atë te klubi francez deri në qershor të vitit 2026.
Chelsea ka pranuar që ta lejojë Aubameyang të largohet si lojtar të lirë.
Pierre e dëshironte kalimin te Marseille para klubeve nga Arabia Saudite. Sulmuesi do të udhëtojë sonte me kampin e Marseille drejt Gjermanisë.
Testet mjekësore janë caktuar për të enjten dhe më pastaj marrëveshja do të bëhet zyrtare.