UBT News

Atletico Madrid vazhdon serinë e fitoreve në La Liga

Atletico Madridi ka vazhduar me formën e lartë në La Ligën spanjolle, pas një periudhe shumë të mirë nëpër të cilën është duke kaluar skuadra lidere e ligës elitare në Spanjë.

Ajo ka mposhtur Sevillan në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë, me rezultat 2:0 për të mbetur lider në tabelë.

Angel Correa dhe Saul shënuan golat për fitoren e 13-të nga 16 ndeshjet e deritanishme.

Atletico mbetet lider me 41 pikë në tabelë, me dy ndeshje më pak se ndjekësi i parë, Real Madridi që ka 37 të tilla./UBTNews

Exit mobile version