UBT News

Atletico Madrid afër nënshkrimit me Moussa Dembelen

Atletico Madridi është afër transferimit të Moussa Dembeles nga Lyoni, konfirmon vetë trajneri i skuadrës madrilene, Diego Simeone.

Francezi është shumë pranë kalimit në “Wanda Metropolitano”, ku të dy palët thuhet se janë afër një marrëveshjeje, që do ta shihte Dembelen të kalonte në Madrid në formë huazimi me opsionin e blerjes.

Dembele këtë edicion 2020/21 ka bërë 16 paraqitje në Ligën 1 të Francës, duke regjistruar vetëm një gol për skuadrën franceze.

Teksa, për lojtarin francez do të ishte një aventurë shumë e mirë, duke parë formën nëpër të cilën është duke kaluar ekipi nga Madridi./UBTNews

Exit mobile version