UBT News

Atleti Oscar Pistorius lirohet nga burgu

Atleti i Afrikës së Jugut, Oscar Pistorius është liruar nga burgu me kusht, tha të premten Departamenti i Korrektimeve të Afrikës së Jugut. Ai aktualisht ndodhet në shtëpi.

Departamenti nuk dha më shumë detaje për lirimin e Pistoriusit. Megjithëse mediat raportojnë se ai u lirua rreth orës 8:30 të mëngjesit me kohë lokale.

Pistorius ka vuajtur gati nëntë vjet nga dënimi i tij me 13 vjet e pesë muaj për vrasjen e të dashurës së tij, Reeva Steenkamp, në ditën e Shën Valentinit të vitit 2013./UBTNews/

Exit mobile version