UBT News

Atletet Yeezy sërish në shitje

Disa nga atletet e mbetura në stok të markës Yeezy janë sërish në shitje – disa muaj pasiqë gjiganti gjerman i veshjeve sportive, e ndërpreu partneritetin me reperin e njohur Ye, i cili më parë njihej si Kanye West.

Në fund të tetorit, Adidas ndërpreu partneritetin disavjeçar me reperin e njohur Ye, për shkak të komenteve të tij antisemitike. Gjatë muajve në vijim, fati i Yeezys në vlerë 1.2 miliard euro (1.3 miliard dollarë) mbeti i panjohur – deri në fillim të këtij muaji, kur CEO i Adidasit, Bjørn Gulden njoftoi se kompania do të shiste një pjesë të inventarit të mbetur dhe do të dhuronte disa nga paratë e mbetura për organizatat e drejtësisë sociale.

“Grupi i parë i atleteve të mbetura doli në shitje të mërkurën. Në këtë kohë, atletet duket se janë të disponueshme përmes aplikacionit të Adidas “Confirmed”, thuhet në njoftim.

Adidas raportoi 400 milionë euro humbje në fillim të vitit 2023./UBTNews/

Exit mobile version