UBT News

Atletet e Michael Jordan shiten për 2.2 milionë dollarë

Një palë atlete që u veshën një herë nga legjenda e basketbollit, Michael Jordan, u shitën për 2.2 milionë dollarë në ankand, duke u bërë këpucët më të shtrenjta të shitura ndonjëherë.

Atletet e firmosura – të cilat Sotheby’s kishte vlerësuar se do të kushtonin 2 deri në 4 milionë dollarë – janë ndër artikujt më të shtrenjtë të Jordanit të shitura në ankand.

Një fanellë që ai e veshi në finalen e NBA-së në vitin 1998 u shit në vitin 2022 për 10.1 milionë dollarë./UBTNews/

Exit mobile version