Një palë atlete të yllit amerikan të basketbollit, Michael Jordan u shitën për 1.47 milion dollarë në ankand.
Jordan i mbathi këto atlete të markës Nike gjatë sezonit të tij të parë me Chicago Bulls në vitin 1984. Ky ishte viti kur ai dhe Nike filluan bashkëpunimin e tyre për të krijuar markën e tij të firmës së rrobave dhe këpucëve.

Michael Jordan konsiderohet si njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e basketbollit. Ylli i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me Chicago Bulls, u bë një ikonë globale dhe ndihmoi në ngritjen e profilit të NBA-së në mbarë botën./UBTNews