UBT News

ATK-ja plotëson dhe ndryshon procedurat e rimbursimit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se bazuar në Ligjin në fuqi për administratën dhe procedurat, Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, si dhe në përputhje me Ligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjeve që Përmbajnë Procedura të Veçanta Administrative dhe Harmonizimin e tyre me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, ka nxjerr Rregullore të Brendshme ATK Nr. 02/2023 me të cilën plotëson/ndryshon Procedurat e Rimbursimit.

Në njoftim thuhet se qëllimi i Rregullores së Brendshme ATK Nr. 02/2023 mbi Procedurat e Rimbursimit është që përmes krijimit të procedurave të shkruara të përcaktohen veprimet ligjore që do të ndërmerren në rastet kur bëhet fjalë për zbatimin e dispozitave ligjore për rimbursime të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimit në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhura të Korporatave (TAK).

Sipas ATK-së kjo Rregullore e Brendshme shfuqizon “Rregulloren e Brendshme mbi Procedurat e Rimbursimit Nr.1/2020, të datës 12.02.2020 me Nr. Protokolli 09-06-708”.

Kjo Rregullore e Brendshme hyn në fuqi në datën e nënshkrimit nga drejtori ekzekutiv i ATK.

Exit mobile version