UBT News

ATK-ja inkasoi 74 milionë euro më pak të hyra, Hoti paralajmëron pako të re fiskale

Kryeministri Avdullah Hoti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë dhe Transfereve, Hykmete Bajrami kanë vizituar Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). Hoti me këtë rast ka thënë se janë duke punuar intensivisht për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Po diskutojmë për përgatitjet për zbatim për Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Kjo për neve është shumë e rëndësishme që të ndihmojmë bizneset për ndikimin negativ të pandemisë”, deklaroi ai.

Hoti ka paralajmëruar pako të re fiskale për vitin 2021, për të cilën tha se janë në diskutim më të gjitha institucionet përgjegjëse.

“Kemi punuar në grupe punuese për të përgatitur pakon e re fiskale dhe në bazë të diskutimeve, jemi duke marrë propozime për të dalë me masa të reja në vitin 2021”, ka deklaruar shefi i Ekzekutivit.

Ekrem Hysenaj, drejtor i përgjithshëm i ATK-së, ka njoftuar se kanë inkasuar nga marsi mbi 74 milionë euro të hyra, shkaku i pandemisë.

“Prej janarit deri në nëntor 426.6 milionë euro, 8.4% më pak se periudha më pak se vitin e kaluar. Ndikimi i pandemisë në të hyra ka pasur me pak 74.3 milionë euro mars-nëntor. Rënie të qarkullimit prej 1.2 miliard euro. 79 milionë euro borxhe janë inkasuar në këtë periudhë. Borxhet 1 milion euro nga ndërmarrjet publike”, deklaroi ai.

Kurse, ministrja Bajrami ka kërkuar ndihmën e ATK-së për zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike./EO

Exit mobile version