Skuadra Athletic Bilbao mposhti sonte si vendas Getafen me rezultat të thellë 5:1, në ndeshjen e raundit të 21-të të La Ligës së Spanjës në futboll.
Ironia e ndeshjes është se skuadra nga Madridi kaloi në epërsi qysh në minutën e parë me anë të Cucu, dhe më pas pësoi pesë gola.
Raúl García (12, 61), Yeray (50), Berenguer (75) dhe De Marcos (82) shënuan për vendasit.
Pas kësaj fitoreje, baskët depërtuan në vendin e nëntë në tabelë me 24 pikë, ndërsa Getafe mbetet e 13-ta me 23 pikë. Në tabelë prin Atletico Madrid me 47 pikë, shtatë më shumë se rivali i qytetit Reali, në pozitën e dytë.