I bëra për ty shërbëtorë
Çdo muskul, çdo kockë e çdo gisht;
Krah teje s’njoh kishë e shenjtorë,
Nuk njoh Muhamet apo Krisht.
Nëse më kërkon, do të thotë
Të duhem, prandaj më kërkon;
Rabeckë të jem nëpër botë,
Dragua të vij, kur më fton…
Poezi nga Dritëro Agolli