I riu i Atalanta Willy Ta Bi ndërroi jetë në moshën 21 vjeç këtë mëngjes, pasi pati një betejë me kancerin.
Një tumor i cili i kishte sulmuar mëlçinë lojtarit, ka ndikuar që ish-reprezentuesi i Bregut të Fildishtë të vdes në mëngjes.
Në muajt e fundit, mesfushori i ri ishte kthyer në vendlindjen e tij.
“Presidenti Antonio Precassi dhe e gjithë familja Atalanta janë thellësisht të trishtuar nga vdekja e parakohshme e Willy Braciano Ta Bi,” shkroi klubi në një deklaratë.
“Ai ka lënë një kujtim të shkëlqyeshëm në klub”, thuhet në shkrimin e publikuar nga klubi.