Emri i Marash Kumbullës është lidhur me Atalantën ditët e fundit. Klubi bergamask është afër shitjes së Christian Romeros te Tottenham.
Për mbrojtësin argjentinas interesohet edhe Barcelona, por 23-vjeçari pritet të përfundojë në Premier League për një shumë rreth 50 milion euro + bonuse.
Atalanta po kërkon një mbrojtës për të zëvendësuar Romeron. I përzgjedhuri nuk është lojtari shqiptar i Romës.
Trajneri Gian Piero Gasperini i ka kërkuar drejtuesve të klubit t’i sjellin në skuadër Merih Demiral.
23-vjeçari turk është pjesë e Juventusit prej vitit 2019, por aktivizimi në ekipin e Max Allegrit është pothuajse i pamundur, duke llogaritur që Chiellini, Bonucci dhe De Ligt janë zgjedhjet e para.
Demiral do të luante përkrah Berat Gjimshitit tek Atalanta.