UBT News

Atalanta e Gjimshitit turpëron me 4 gola Juventusin në ‘Allianz Stadium’

Atalanta, e drejtuar nga Gian Piero Gasperini dhe me mesfushorin Berat Gjimshiti, i dha një leksion të vërtetë futbolli Juventusit, duke e mundur me rezultatin e thellë 4-0 në “Allianz Stadium” në kuadër të javës së 28-të të Serisë A.

Sfida nisi me një dominim të plotë të Atalantës, e cila përballë një Juventus të dobët, arriti të shënonte katër herë në portën e portierit Di Gregorio. Pjesa e parë përfundoi me një gol të vetëm, të shënuar nga Retegui në minutën e 29-të pas një penalltie, duke i dhënë Atalantës avantazhin 1-0.

Në pjesën e dytë, skuadra e Gasperinit vazhdoi dominimin dhe arriti të shënonte edhe tre herë të tjera. De Run, Zapakosta dhe Lukman ishin autorët e golave të tjerë që i dhanë Atalantës një fitore të pa diskutueshme. Përsa i përket mundësive të Juventusit, ata mundën të gjuajnë vetëm dy herë në portën e Atalantës, ndërsa skuadra vizituese regjistroi plot 8 gjuajtje në portë, duke pasur një kontroll të plotë të lojës.

Me këtë fitore, Atalanta ngjitet në kuotën e 58 pikëve, duke u afruar me 3 pikë diferencë nga Interi që kryeson tabelën. Në sfidën e ardhshme, Atalanta do të përballet me Interin, një ndeshje që mund të ketë ndikim të madh në luftën për kreun e tabelës./UBTNews/

Exit mobile version