Atalanta është befasuar në çerekfinalen e Kupës së Italisë duke qenë se është eliminuar pas disfatës me rezultatin 2-3 ndaj Fiorentinës.
Bergamaskët, edhe pse cilësoheshin favoritë ndaj vjollcëve, nuk ia dolën të përmbushnin pritshmëritë teksa protagonist në këtë sfidë ishte polaku Piotek, i afruar në janar te Fiorentina. Ishte pikërisht sulmuesi ai që hapi llogaritë në minutën e nëntë falë një 11-metërshi. Gjithsesi, Atalanta reagoi me anë të Zappacostës duke rikthyer ekuilibriat.
Në fraksionin e dytë, u duk se Atalanta do të kalonte për në gjysmëfinale duke qenë se gjeti avantazhin me atë Boga. Megjithatë, Piotek nuk ndante të njëjtin mendim dhe barazoi sërish shifrat me polakun i cili sërish përfitoi nga 11-metrat edhe pse në tentativën e parë gaboi, por sfera iu rikthye për të shkundur rrjetën.
Ndërkaq, në minutën e 79, vjollcët morën një goditje duke qenë se mbetën me 10 vetë pas daljes me karton të kuq të Martinez Quarta, por ekipi nga Firence gjeti forcën dhe në minutën e 94-tërt i dha goditjen përfundimtare Atalantës me anë të mbrojtësit Milenkovic. Goli i mbrojtësit kaloi edhe nëpërmjet VAR, por që në fund u konfirmua dhe i dhuroi kualifikimin skuadrës, me Fiorentinën që pret në gjysmëfinalen fituesen e çiftit Juventus-Sassuolo.TCH