Sipas disa raportimeve nga “Calciomercato”, klubi anglez, Aston Villa tani i është futur garës për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Milanit Franck Kessie.
Po ashtu, në garë për shërbimet e Kessiet gjendet edhe gjiganti katalunas Barcelona, ku kjo e fundit shihet si destinacioni i radhës për mesfushorin 25-vjeçar.
Franck Kessie vazhdon të jetë ndër lojtarët kyç në formacionin e Stefano Piolit që prej ardhjes nga Atalanta, ndërsa ka kontratë me “Rossonerët” deri në fund të këtij sezoni.
Barcelona dhe Aston Villa do të tentojnë me çdo kusht që ta transferojnë yllin e Milanit këtë verë, në formën e lojtarit të lirë, ndërsa raportohet se edhe Real Madridi është i interesuar në shërbimet e Kessiet.
Në këtë sezon, në 27 paraqitje në të gjitha garat, Franck Kessie ka regjistruar gjashtë gola dhe një asistim për gjigantin italian, Milan.