Aston Villa e ka rikthyer interesimin për Milot Rashicën. Klubi anglez e kërkonte yllin kosovar edhe vitin e kaluar, por marrëveshja në fund nuk ishte arritur.
E tash, mediumi “Football Insider” raporton se klubi i Premierligës e ka në listën e ngushtë të dëshirave përfaqësuesin kosovar.
Villa po planifikon të shpenzojë shuma të mëdha parash gjatë verës dhe 24 vjeçari mund të jetë njëra nga blerjet e klubit nga Birminghami.
Edhe pse vushtrriasi nuk po kalon formë të mirë në dy edicionet e fundit, Aston Villa beson në potencialin e tij, përcjell Gazeta Express. Sidoqoftë, ai është këndellur në ndeshjet e fundit kur i realizoi dy gola.
Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022. Rashica i ishte bashkuar Bremenit nga Vitesse në janar të vitit 2018.
Ai deri tash i ka zhvilluar 95 ndeshje në të gjitha kompeticionet duke i realizuar 26 gola dhe i ka dhuruar 19 asistime.
Flitet se Rashicën në Angli e do edhe West Bromwich Albioni kurse në Gjermani interesim për të kanë shfaqur Leipzigu dhe Bayer Leverkuseni.